Sigal

Pasditen e sotme, edhe studentët e universitetit të Korçës kanë vendosur t’i bashkohen protestës, duke u ngujuar.

Vendimi erdhi pas një mbledhjeje të Këshillit Studentor të këtij universiteti, ndërsa studentët u ngujuan në Fakultetin e Ekonomisë.

Studentët nisën një sërë protestash që në Dhjetor të 2018-ës, për të kërkuar plotësimin e 8 pikave, që ata i paraqitën si domosdoshmëri, ku përfshiheshin edhe investimet në infrastrukturë dhe ulja e tarifave të studimit.

Pas protestës së parë të 2019-ës, grupe të shumta studentësh janë ngujuar në ambientet e fakulteteve dhe universiteteve të shumta në vend dhe kanë theksuar se do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.