Protesta te ‘5 Maji’/ Këlliçi: Ku është SPAK? Pse nuk e heton lali lekun?

185
Sigal

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi reagoi pas përplasjes së policisë me banorët që kundërshtonin prishjen e shtëpive të tyre te ‘5 Maji’.

“Nuk ka një nismë të vetme të kësaj qeverie të mos jetë shoqëruar me kundërshti nga qytetarët. Kjo tregon se mungon tërësisht komunikimi me grupet e interesit. Shpërfillja, gjuha e forcës dhe dhuna janë mjetet e pushtetit për të çuar në fund veprat korruptive.

Me pretekstin e dëmtimit nga tërmeti po i vihet ruspa banesave e po hidhen qytetarët në rrugë. E tillë është situata në bllokun “5 Maji”.

Ku është SPAK? Pse nuk e heton lali lekun?

Po në selinë e blinduar të PD ka depërtuar lajmi? Si po vepron policia në këtë rast? Pse e kursen gazin bashkëqeverisja?

Ju i kthyet banesat në gërmadha, jo tërmeti,” shkruan Këlliçi në rrjetet sociale.