Sigal

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës vazhdojnë bojkotin e mësimit. Klasat janë bosh.

Kanë qenë vetë studentët e ngujuar që kanë filmuar këto pamje për të treguar se kemi të bëjmë me një bojkot 100% të procesit mësimor nga studentët dhe pedagogët.
Në këtë fakultet u bënë votime pro dhe kundër bojkotit dhe shumica e cilësuar e studentëve votuan për bojkot.

“Ndërkohë dekani i FEUT ka lajmëruar në media dhe online se ka rifilluar normalisht procesi mësimor dhe ne si student e përgënjeshtrojmë”, deklarojnë studentët.