Protesta para Shtëpisë së Bardhë/ Modeli i Ramës, më i shëmtuar se ai i Maduros në Venezuelë

666
Sigal

Një grup shoqatash të komunitetit shqiptar në Amerikë po protestojnë, kundër asaj që e quajnë, instalimi i diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, për të cilën akuzojnë si autor, manjatin George Soros.

Organizatorët i kërkuan publikisht Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga spiralja e frikshme e kaosit ku është futur, nga korrupsioni, vjedhja e votave, mungesa e Lirive dhe të Drejtave Njerëzore.

Gjatë fjalës së tij, një prej përfaqësuesve të Komunitetit shqiptar në SHBA, u shpreh se, Rama po përdor grupet kriminale për të vjedhur votat, ndërsa e quajti më të keq edhe se diktatori i Venezuelës, Maduro.

“Të përdorë të gjithë grupet kriminale në shërbim të vjedhjes së votave. Modeli më i shëmtuar edhe se ai i Maduros në Venezuelë. Të zhvlerësojë e të tallë institucionet e shtetit dhe të shkatërrojë opozitën duke përdorur të gjitha format, që nga intidimimi deri tek blerja korruptive.  Të fusë Shqipërinë në borxhe që nuk i paguan dot as për 30 vjet me anë të PPP-ve dhe koncensioneve”, u shpreh ndër të tjera ai.