Protesta / I moshuari me paterica i del para autobotit (Foto)

307
Sigal

Mbrëmjen e sotme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, vijon protesta e qytetarëve, ku kërkohet dorëheqja e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas vrasjes së Klodian Rashës.

Gjatë protestës në Tiranë, autoritetet kanë nxjerrë menjëherë në rrugë autobotin me ujë me presion.

Një i moshuar me paterica, nuk e ka vrarë mendjen edhe pse temperaturat janë të ulëta.

Ai ka dalë përpara autobotit dhe ka valvitur flamujt e BE-së dhe Shqipërisë, ndërkohë që efektivët i lëshonin ujë me presion.

moshuari më pas është ndihmuar nga disa të rinj për të mbajtur flamujt.