Iu gjetën 7 pako kokainë në Portin e Durrësit, arrest me burg për dy kushërinjtë

34
Sigal

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për dy kushërinjtë që u kapën me kokainë në Portin e Durrësit.

A. D., 38 vjeç dhe M. Ç., 39 vjeç, i’u gjetën 7.3 kg kokainë në mjetin në pronësi të një kompanie private që transportonte pako për emigrantët në Angli.

Policia kufitare në portin e Durrësit ushtroi kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende të paligjshme.

Por nga skanimi u zbulua se në furgonin e mallrave, i cili ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Angli, ishin të fshehura 7 pako kokaine.

Droga ishte vendosur në një ndarje të posaçme të krijuar në furgonin e mallrave, poshtë sediljes së shoferit.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.