Protesta e qytetarëve si asnjëherë më parë / Ja posterat që shoqëruan homazhet e të riut (Foto)

252
Sigal

Në protestën e organizuar sot përballë ministrisë së brendshme, qytetarët kanë folur me anë të posterave që mbanin teksa kryenin homazhet e të riut të pafajshëm që u vra barbarisht nga një polic i Shqiponjave. Protestuesit kanë kërkuar me patjetër dorëheqjen e ministrit Lleshi si edhe kreut të drejtorisë së përgjithshme të policisë Ardi Veliu. Referuar shprehjes së Lleshit disa kohë më parë se në gjestet e policëve do të jem unë, qytetarët kanë paraqitur postera me pamjen e ministrit në formën e një vampiri. Kjo për ta konsideruar atë një vrasës në pushtet.