Protesta e opozitës/ Kandidati i PD për bashkinë Kukës: Në shesh është Shqipëria reale

132
Sigal

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Kukës Admir Sinamati pjesëmarrës në protestën e opozitës në Tiranë tha se “ne jemi këtu pavarësisht dhunës, mashtrimeve e presioneve të vazhdueshme që ka bërë qeveria gjatë kësaj jave. Në shesh është Shqipëria reale, nuk është Shqipëri e oligarkisë”.

“Kemi dale që të përshëndesim trupën e qeverisë evropiane e tu themi që ka qytetari e vlera, e ambicie për të shkuar në Evropë me këmbët tona e jo të marrë zvarrë”.

“Ne jemi shqiptarët reale të vërtetë e jo manekinët e qeverisë dhe manekinët e Putinit dhe Erdoganit”.

“Me shqiptarët këtu është gjithë Shqipëria. Sepse vërtet kërkohet largimi i kësaj qeverie që ka uzurpuar çdo qelizë të shtetit”.

“Kjo është një ditë e madhe e shënuar”. Drejtuesit e qeverisë së BE janë të mirëpritur dhe ne do ju tregojmë se nuk jemi pjesë e neootomanisë e aspak pjesë integrale e dyshes Putin – Vuçiç. Këtu ka shqiptarë që do ta ndryshojnë Shqipërinë me çdo kusht”.