Prokuroria shfaqet në konferencë shtypi e jep hollësi për të arrestuarit në Tiranë

487
Sigal

Ditën e djeshme policia e Tiranë ekzekutoi dhjetëra urdhër-arreste në Farkë, Kashar e Vorë, lidhur me tërmetin e 26 nëntorit. Në pranga kanë rënë ish-kryetarë komunash, zyrtarë të tjerë, arkitektë e qytetarë.

Ditën e sotme, prokuroria ka dalë në një konferencë ë jashtëzakonshme për shtyp për të dhënë të tjera hollësi lidhur me ndalimet e djeshme si dhe me hetimet për çështjen në fjalë.

Sipas organit të akuzës, funksionarët publikë akuzohen se kanë dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa drejtuesit teknikë dhe ligjorë akuzohen se kanë shkelur ligjin duke nisur nga aktet e kolaudimit dhe te leja e shfrytëzimit të objektit të cilat mungojnë në disa dosje të banesave të dëmtuara.

Deri tani sipas prokurorisë janë ndaluar 31 persona, kryesisht ish-zyrtarë e ndërtues  ndërsa në kërkim janë shpallur të tjerë persona, 6 prej të cilëve sipas Elisabeta Imerajt jan jashtë vendit.

Vlen të theksohet se zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit ishin Durrësi e Thumana ku ndodhën pjesa më e madhe e vdekjeve dhe dëmeve materiale.