Prokuroria e Krimeve të Rënda: Sulmi ndaj RENEA-s kishte 6 muaj që përgatitej

496
Sulmi ndaj forcave të policisë në Lazart, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy kolegë të tij ishte i planifikuar të paktën 6-muaj përpara
Ky është konkluzioni i arritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka zbardhur një pjesë të hetimit të saj, lidhur me ngjarjen kriminale të ndodhur mëngjesin e 24 Qershorit, ku një punonjës policie humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur gjatë një operacioni policor në fshatin e njohur të Gjirokastrës, Lazarat
Në deklaratën e zbardhur nga prokuroria mësohet se lidhur me ngjarjen organi akuzës ka bërë regjistrimin e procedimit penal nr.176, te vitit 2015, për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” kryer në bashkepunim, mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasit Xh. Malo, etj.
Prokuroria lidhur me këtë proçedimi sqaron dhe dinamikën e ngjarjes duke nënvizuar se policia është sulmua disa herë nga me breshëri automatiku gjatë natës në të zbardhur të datës 24 Qershor, teksa veçon fatkin se ka dyshime të argumentuara se aksioni për të goditur policinë është ideuar rreth 6 muaj më parë.
Kështu, organi akuzës sqaron se më datë 24.06.2015 ora 02:30 në fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër, kanë qënë të planizuar me shërbim forca të policisë të FNSH të cilat ishin ndodheshin të vendosur në vendin e quajtur “Kazinoja e Abaz Rabit”, dhe “kryqëzimi i përroit të Kordhocës” dhe ndërkohë që vazhdonin sherbimin, janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qëndrës së fshatit Lazarat nga persona të pa identifikuar. Po kështu në orën 04:44 një grup tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” Kordhocë njoftoi se nga qëndra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri.
Në këto rrethana, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër është ngritur grupi i drejtimit dhe janë marrë masa për mbajtjen në rrethim të përsonave të armatosur, të cilët qëllonin me armë në drejtim të policisë dhe në bashkëpunim me forcat e policisë “Renea” është hartuar plani i operacionit për kapjen e këtyre përsonave.
Gjatë udhëtimit në drejtim të fashtit Lazarat të forcave të policisë, në kohen kur automjeti me targa XX xxx AA, me forca të policisë të repartit “Renea” ndodhej në afërsi të vendit të quajtur “pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë është vrarë efektivi i policisë, shtetasi Ibrahim Basha dhe janë plagosur dy efektivët e tjerë, shtetasit Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj, të cilët fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në spitalin Rajonal të qytetit Gjirokastër dhe më pas janë transportuar dhe marrin ndihmen mjeskore ne Spitalin Ushtarak Tiranë.
Rreth orës 09:00, nga forcat e policisë të Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me forcat e policisë të repartit “Renea” ka filluar operacioni për kapjen e personave të armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë. Gjatë këtij operacioni, rreth 200 metër nga rruga që të çon për në qendër të komunës është kostatuar një automjet benz i bardhë pa targa, i cili është ndaluar nga policia ku drejtues mjeti është identifikuar shtetasi Xh. Malo.
Nga hetimet e deritanishme, rezulton ky shtetas ka qenë pjesë e grupit të armatosur, grup i cili dyshohet se kishin rreth 6 muaj që përgatitej per te sulmuar dhe luftuar forcat e policise se shtetit, me qellim rikthimin e gjendjes se meparshme ne fshatin Lazarat, ku te krijohej mundesia per kultivuar lende narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu, janë krijuar dyshime të arsyeshme se organizatorë të këtij grupi janë shtetasit Arbion Aliko dhe Alban Aliko.
Në vijim forcat e policisë, kanë bërë kqyrjen e automjetit me drejtues shtetasin Xh. Malo, ku në këtë automjet janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë automatik, një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të fishekëve model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një thes “lino” e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm, një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si lëndë narkotike “Kokainë”, nderkohë që vazhdon kryerja e veprimeve hetimore, për dokumentimin e ngjarjes dhe autorësisë së veprave penale.
Sigal