Prof. Dr. Lush Susaj: Zjarret e këtij viti tregojnë indiferencën, mospërgatitjen, mungesën e prapavijës, pajisjeve, punën me fushata të institucioneve shtetërore

– Zhdukja e luleve, burimeve ujore dhe gjithë zinxhirit ushqimorë, nga zjarret kërkon mbi 15 vite për t’u rikuperuar në përmasa të vogla

Shkenca dhe kërkimi shkencor mbi rrezatimin diellor sipas relievit dhe kundrejtimit, po përdoren nga bizneset e prodhimit të energjisë diellore, biznese që po kërkojnë sipërfaqe tokash të lira

Sigal

Korrupsioni që po ushqen qeverisjen, duke djegur dhe shpopulluar Shqipërinë

-Aktualisht në zonat e mbrojtura janë hequr mbi 15000 ha pyll dhe është kaluar për betonizim.

-Nga sipërfaqja e pyjeve dhe kullotave për shkak të zjarreve, me VKM janë hequr mbi 35 000 ha, që në total bëjnë 50 0000 ha më pak.

  • Zjarret janë të qëllimshme dhe totalisht të stimuluara nga korrupsioni
  • Klanet e krimit, duket që po i lexojnë dhe i përdorin arritjet shkencore në shërbim të tyre, duke sfiduar shtetin

Nga Prof. Dr. Lush SUSAJ

  • Zjarrët janë të qëllimshme dhe totalisht të stimuluara nga korrupsioni

Zjarrët shkatërrimtare mbi pyjet, ullishtet, vreshtat, shkurret, kullotat, etj, nuk janë natyrale e as të rastësishme. Përkundrazi janë të mirëmenduara, të porositura, e të mirëpaguara. Zjarrët dhe abuzivizmi i gjatë me pyjet dhe kullotat, që këtë vit ka shkatërruar mbi 4,6% të sipërfaqës pyjore e kullosore të Shqipërisë. Nga njëra anë është shkaktuar një dëm shumë i madh mjedisorë dhe monetarë për çdo familje shqiptari, e nga ana tjetër i është hapur rrugë e gjërë hajdutërisë, korrupsionit dhe abuzivizmit me pronat dhe investimet, pa e kuptuar që kjo çasje do e thellojë më tej tragjedinë mjedisore e shoqërore të Shqipërisë.

Si çdo tragjedi tjetër, edhe tragjedia aktuale e zhdukjes abuziviste e kriminale të mbi 1000000 hektarëve me pyje e kullota, dëshmon dhe për injorancën, ligësinë dhe teprinë e administratës shtetërore e politike në korrupsion, abuzivizëm dhe hajdutëri. Nga ku kanë lindur e po lindin çdo ditë të tilla fenomene, sikurse janë zjarrëvënia, betonizimi i zonave të mbrojtura, betonizimi i kullotave të kthyera në sheshe ndërtimi, kanabizimi dhe konfliktualiteti për burimet e ujit, shpopullimi masiv, e bashkë me të edhe lufta midis klaneve të korrupsionit e hajnisë, për të pushtuar e për të vjedhur toka dhe territore të freskëta malore. Jeni të lutur që të përpiqeni që të kuptoni arsyen se përse zjarrëvënësit duket që janë shumë të mirëinstruktuar, të mirëpaguar, të mirëorganizuar e shumë të sigurtë e të guximshëm në veprimet e tyre kriminale. Kjo është për të shkaktuar frikë se nga buron kjo trimëri dhe siguri në krimet mjedisore e pronësore, që janë monstruoze e shumë të rënda.

  • Klanet e krimit, duket që po i lexojnë dhe përdorin arritjet shkencore

Mjafton që të shikoni mënyrën se si zjarret, sikurse edhe në vitin e kaluar, përsëri po shkrumbojnë edhe më shumë rajonet e Shqipërisë qëndrore e jugore, sidomos Fierin, Lushnjen, Vlorën, Mallakastrën dhe Beratin. Kjo më bën që të mendoj se tashmë, edhe shkenca dhe kërkimi shkencorë mbi rrezatimin diellorë sipas relievit dhe kundrejtimit, po përdorën nga bizneset e prodhimit të energjisë diellore, biznese që po kërkojnë sipërfaqe tokash të lira, sipërfaqe që pasi digjen, nga ana e komisioneve nepotike të partisë, edhe mund të quhen dhe klasifikohën si toka të abandonuara, Sikurse duket, me të ashtuquajturat “toka të kripura”, korrupsioni ka mbaruar punë, e tani duket që po hedh sytë këndej nga malet dhe kodrat, sipërfaqët me kundrejtim perendimorë dhe jugorë.

Kjo për shkak se, studimet shumëvjeçare të kohëzgjatjes së rrezatimit diellorë në Shqipëri, vërtetojnë faktin që sasia e orëve me ndriçim diellor, është e ndryshme në zona dhe rajone të ndryshme të vendit tonë. Dhe më konkretisht, Saranda ka mesatarisht 2.730 orë/vit, Fieri 2.792, Durrësi 2.606, Tirana 2.560, Korça 2.456, Shkodra 2.520, Kukësi 2.035, etj.

Edhe këtu, po duket që ata që krijojnë, favorizojnë dhe qëndrojnë pas investitorëve të ashtuquajtur “strategjikë”, që janë instaluar kudo mbi tokat dhe pasuritë e vjedhura përmes korrupsionit shtetëror e politikë, të marra me VKM e jo të trashëguara e as të blera, e dinë shumë mirë faktin që energjia më e madhe diellore është në Sarandë, Fier e deri në Shkodër, ku sikurse po duket edhe zjarrët janë më masive, e ku duket që ndërhyhet më ngadalë e më vonë për t’i fikur.

Një tregues tjetër që zbulon edhe më shumë faktin që situata e zjarreve është totalishtë e stimuluar nga korrupsioni dhe abuzivizmi, e që nuk kanë shkaqe natyrore, por njerëzore, është fakti që zjarrët e vendosura (ndezura) në Shqipërinë e Mesme e Veriore, në mënyrë specifike e të mirëmënduar kanë përfshirë faqet e pjerrëta të maleve dhe kodrave me kundrejtim Perëndimorë dhe Jugor. Kjo për shkakun se shkenca e Meterologjisë na mëson që, nëse sasia e energjisë së rënë në një sipërfaqe horizontale është 100%, ajo që bie në një sipërfaqe me pjerrësi të lehtë e me kundrejtim verior është 75-77%, ndërsa ajo që bie në një sipërfaqe tjetër të njëjtë, por me kundrejtim jugor është 117%. Një dukuri tjetër që sikurse duket është mësuar e po zbatohet mirë nga zjarrëvënësit, është fakti i ndryshimit të sasisë  së energjisë në varësi të pjerrësisë së terrenit. Më konkretisht, nëse në një tokë me pjerrësi 20% e me kundrejtim verior, sasia e energjisë që bie është 52%, ndërsa në faqen tjetër të kodrës me pjerrësi 20% dhe me kundrejtim jugor, sasia e energjisë që bie është 132%. Është diferencë shumë e madhe (prej 80%), e cila përkthehet në energji të prodhuar dhe në fitim, për të cilin investitorët dhe gllabëruesit e pronave të Shqipërisë, treguan se janë të pangopur, të babëzitur, të pa nderë e pa fare kombëtarizëm. Kjo duket në faktin që asnjëri prej tyre nuk dërgoi as edhe një kovë apo bot me ujë. Nuk dërgoj as edhe një puntorë për të fikur zjarrët. Heshtën e vetëm heshtën, duke fërkuar duartë për betonin, kanabisin, resortet apo bujtinat e radhës. Kështu ndodh sa herë që investitorët apo pseudoinvestitorët i krijon partia e korrupsionit, e jo sikurse ndodh në botën demokratike, ku të pasur të bën prona dhe puna jote, e jo partia.

  • Dëmi është shumë i lartë, ama po e shkaktojnë qeveritarët dhe e paguajnë shqiptarët

Dëmi i drejtëpërdrejtë dhe tërthortë në mjedis, ekonomi, biodiversitet, punësim, etj, sikurse do ta trajtojmë edhe më poshtë, është shumë i lartë, është katastrofë për një popull dhe vënd të vogël sikurse është Shqipëria.

Është një dëm që e shkaktojnë qeveritarët e korruptuar e mediokër, dhe e vuajnë e do ta paguajnë shumë gjatë shqiptarët, çdo banorë që do të punojë e do të jetojë në Shqipëri.

Ja mënyrat se si janë shkaktuar këto dëme të mëdha ekonomike e mjedisore. Po e filloj me shkatërrimin, për mendimin tim të qëllimshëm, të gjithë zinxhirit menaxhues e drejtues të pyjeve, kullotave dhe zonave të mbrojtura të Shqipërisë, ku goditjen e parë e pësuan inxhinierët dhe shkencëtarët e mirfilltë të pyjeve. Nga ku me gjasme ato strukturat e reja që u krijuan me njerëz të ri apo me militantë dhe patronazhistë. Me njerëz jashtë profesionit, e që nuk kanë asnjë njohuri teorike e as praktike për pyjet, mjedisin, biodiversitetin, as për kullotat e as për zonat e mbrojtura. Bashkë me strukturat, shkatërruan edhe ligjet që i hapën rrugë VKM-rave dhe vendimeve politike, në dukje korruptive e me pasoja fatale për mjedisin dhe pyjet. Në këtë mënyrë, tani që po shkruaj, nga zonat e mbrojtura janë hequr mbi 15000 ha pyll dhe është kaluar për betonizim. Edhe nga sipërfaqja e pyjeve dhe kullotave, me VKM janë hequr mbi 35000 ha, që në total bëjnë 500000 ha më pak.

Shtojmë këtu edhe katastrofën e këtij viti, me mbi 50000 ha të shkrumbur, pa llogaritur ullishtet, vreshtat dhe pemëtorët. Që do të thotë se nga 2179000 ha pyje e kullota, sot kemi 100000 ha më pakë, si shtet kemi humbur mbi 4,6% të sipërfaqës, e kjo nuk mund të mbulohet as me propagandë, e as me hajgare.

Po të shtojmë këtu edhe dëmët e tërthorta të kësaj katastrofe, sikurse janë rritja e forcës dhe shpejtësisë së erërave dhe dëmëve prej tyre. Rritja e temperaturës, e reshjeve në formë breshëri dhe dëmët e shkaktuara prej tyre. Apo zhdukja e luleve, burimeve ujore dhe gjithë zinxhirit ushqimorë, që kërkon mbi 15 vite për t’u rikuperuar në përmasa të vogla.

Shtojmë këtu edhe rritjen katastrofike të erozionit të tokës, nga ku shkaktohet mbushja e baseve ujëmbledhëse, nga ku për të pastruar duhen të paktë 300000 euro/basen, e ku Shqipëria ka mbi 350 të tilla në emergjencë. Shtojmë këtu edhe humbjen e shtresave të tokës, ku sikurse dihet, për të krijuar një cm tokë bujqësore-kullosore, etj, duhen 187 vite, e ku erozioni e merr dhe e zhdukë për 10 minuta, duke mbushur shtratin e lumenjve që dalin nga shtrati, e ku priten përmbytje shumë të mëdha.

Për ta përmbyllur, për ata që kuptojnë zjarrëvënia është e qëllimshme dhe dëmi është shumë i madh, ndaj kush është shqiptarë të dalim për të fikur zjarrët e për t’i parandaluar ato, sepse po djegin biomasën dhe jetën e shqiptarëve, po djegin për të vjedhur tokat e shqiptarëve. Së dyti, mos harroni se sot kemi mbi 40%, kemi më pak sipërfaqe gjethore (biomasë), e nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, jo të detajuar, dëmi shkon mbi 7 miliardë euro, që i bie mbi 10000 euro për çdo familje. Dëmi i shkaktuar është 100 herë më i lartë se shpenzimet që duhen për të paguar dhe rivendosur në punë inxhinierët e pyjeve, mjetët e MKZ, mbjelljet e reja, shiritat zjarr pengues midis parcelave me tokë të punuar, etj. Prandaj thirrja ime është: mos bëni sehirë o njerëz të mirë. Reagoni, sepse po ju shqyejnë, po ju djegin, po ju zhytin në varfëri, po ju pushtojnë e po ju dëbojnë. Falënderoj të gjithë ata që më kuptojnë sa herë që flas e shkruaj për të mirën e Shqipërisë, e jo për veten time, e as për klanet nepotike të hajdutërisë së pronave dhe investimeve. Të reagojmë e ti tregojmë edhe botës që jemi popull dhe qytetarë të përgjegjshëm.