Prof. Albana Fico, drejtoresha e QSUT dhe Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu inspektojnë punimet për modernizimin e Pediatrisë

40
Sigal

Prof. Albana Fico, drejtoresha e QSUT-së, ka shpërndarë fotot e punimeve në Pediatri, ku bashkë me Ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu kanë inspektuar në kantier rregullimet intensive për modernizimin e infrstrukturës spitalore.

Ministrja Koçiu theksoi se : Në kantierin e Pediatrisë ku po punohet intensivisht për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, të cilat parashikohet të përfundojnë brenda afatit.

Deri më tani ka përfunduar pjesa kryesore e ndërtimit dhe po punohet për fazat e tjera në mënyrë që ambientet e saj të jenë sa më komode për fëmijët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor dhe stafin që u shërben .Vijojmë punën pandalur për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të QSUNT-së që çdo qytetar të marrë shërbim mjekësor cilësor, me kushte optimale dhe standarde bashkëkohore.