Prodhimi vendas ikën në eksport, konsumatorët ushqehen me importe

25
Sigal

Importi i zarzavateve dhe frutave u thellua më tej në prill të këtij viti, teksa prodhimi vendas në sera ka hyrë në kulmin e tij.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se importi i zarzavateve në vlerë u rrit ne 73 për qind në 4-mujorin e parë të vitit 2024 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritje me 25 për qind kishte edhe importi i frutave në të njëjtën periudhë.

Në anën tjetër eksportet e zarzavateve shënuan rritje vjetore në vlerë me 12% në janar-mars 2024, ndërsa frutat shënuan rënie me 5.5%.

Eksporti i zarzavateve në vlerë ishte 4,2 miliardë lekë janar -prill 2024 dhe importi i tyre ishte 2,1 miliardë lekë.

Ekspertët në sektorin e bujqërisë pohojnë se zhvillimet brenda sektorit janë duke konsoliduar bujqësinë në ferma të mëdha, teksa bujqësia e ngastrave dhe tufave të vogla po shkon drejt zhdukjes.

Më herët fermat e vogla familjare kanë furnizuar tregun e brendshëm, ndërsa serat kanë prodhuar kryesisht për eksport. Të gjithë fermerët e serave me sipërfaqeve mbi 2 dynym janë të lidhur me eksportin, teksa serat e vogla dhe prodhimet e fushës sa po vijnë e po reduktohen si rrjedhojë e pakësimit dhe plakjes së popullsisë në zonat rurale të vendit.

Pothuajse nuk ekzistojnë më tregjet e fshatarëve që më parë shisnin prodhimet e bujqësore dhe blegtorale, duke bërë që tashmë shumë bujq të kthehen nga prodhues në konsumatorë. Rritja e turizmit në anën tjetër po shton nevojën për perimet dhe frutat e stinës, duke ndikuar në zgjerimin e kërkesës dhe në më shumë importe në këtë kategori.

Shqipëria ende ka suficit në tregtinë e zarzavateve, por importet po rriten me shpejtësi në krahasim me eksportet, duke sinjalizuar shumë shpejt se do të jemi me deficit.

Të dhënat tregojnë se rritja e importeve të zarzavateve u bë më agresive gjashtë dhjetorit të vitit të kaluar dhe në janar 2024. Në dhjetor 2023, importet e zarzavateve u rritën me 80% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022, dhe gjithashtu importi i frutave për të njëjtën periudhë u rrit me 55%. Ky trend po qëndron i lartë edhe në prill, ndonëse sezoni i prodhimit vendas për zarzavatet në sera është në kulmin e tij.

Në tërësi, importet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm këtë vit. Një pjesë e prodhimit vendas po zëvendësohet me import. Situata e krijuar ka nxitur çmime më të larta në grupet që nuk prodhohen në vend. Ekspertët lajmërojnë se reduktimi i prodhimit ekspozon vendin ndaj krizave të jashtme dhe monopoleve të grupeve të importit.

Turizmi është në shans i mirë për bujqësinë nëse konsumi i tij lidhet me prodhimin vendas. Turistët ndër të tjera kërkojnë receta tradicionale të bazuara në prodhim vendas. Por është e qartë se me zhvillimet aktuale në bujqësi, prodhimet tonë rrezikojnë të përmbushin kërkesën e turistëve, duke bërë që këta të fundit të bëhen shkak për rritjen e importeve.

Prodhimi vendas ikën në eksport, konsumatorët ushqehen me importe

Prodhimi vendas ikën në eksport, konsumatorët ushqehen me importe