Probleme me pajisjet e identifikimit në Gjirokastër, vonesa në hapjen e qendrave të votimit dhe në Vlorë

213
Sigal

Teksa ka nisur orari zyrtar i votimit në të gjithë vendin, janë ndeshur dhe problemet e para sa i takon teknologjisë së identifikimit elektronik të zgjedhësve si dhe vonesat në hapjen e QV-ve.

Gjirokastër dhe në Tepelenë janë tre qendra votimi që kanë probleme me pajisjet që lexojnë kartat e identitetit.

Po ashtu në Vlorë ka pasur vonesa në hapjen e qendrave të votimit që janë pranë Universitetit.

Ndërkohë që pa probleme deri më tani paraqiten qytetet e tjera të vendit, përfshirë Shkodrën, Durrësin apo Elbasanin.