Presidenti Meta uron Shën Valentinin, poston foton e veçantë me Kryemadhin

499
Sigal

“Më shumë dashuri në zemrat e të gjithë shqiptarëve!”.

Me këtë urim presidenti i vendit kujton sot Shën Valentinin dhe uron gjithë shqiptarët për më shumë dashuri.

Bashkëngjitur urimit ka zgjedhur një foto të veçantë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, teksa kanë pozuar të qeshur e të shpenguar në një lëndinë.

Mësohet se kjo foto që shoqëron urimin e Presidentit Meta për të gjithë shqiptarët në festen e Shën Valentinit është realizuar vitin e kaluar në Prevallë.