Sigal

Presidenti Ilir Meta ka pritur në nja takim sot, Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Europën Qendrore e Lindore, Robert Benjamin.

Presidenti, duke bërë publik këtë takim, ka vlerësuar faktin se, ka ende institucione si NDI që mbeten të përkushtuara për forcimin e zërit publik si shërbim ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor.

“Pata kënaqësinë të takohesha me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) për Europën Qendrore e Lindore, Robert Benjamin. Fatmirësisht ka ende institucione si NDI që mbeten të përkushtuara për forcimin e zërit publik si shërbim ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor”,   deklaroi kreu i Shtetit .