Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Sadije Agollit: Me dhimbje dhe pikëllim

408
Sigal

Presidenti Meta me anë të një postimi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Sadije Agollit mesditën e sotme.

Me dhimbje e pikëllim të thellë mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Sadije Agollit.
Si bashkëshorte e përkushtuar, e palodhur dhe gjithmonë në krah të Dritëroit tonë të madh e të paharruar, Sadija e dashur do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare është shprehur Preidenti Meta

Ja postimi i plotë:

Me dhimbje e pikëllim të thellë mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Sadije Agollit.
Si bashkëshorte e përkushtuar, e palodhur dhe gjithmonë në krah të Dritëroit tonë të madh e të paharruar, Sadija e dashur do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Elonës dhe Dritanit, familjarëve e të afërmve! Me ndarjen nga jeta të Sadijes, të gjithë ne që e njohëm çiftin e pandarë Agolli, humbëm një mike të mrekullueshme, të dashur, të mençur e mikpritëse si ajo!
U prehtë në paqe!