Presidenti Meta në Katedralen Katolike të Shën Palit: Reflektim, bashkëpunim, dhe solidaritet mbarëkombëtar !

53

Presidenti Meta në Katedralen Katolike të Shën Palit, gjatë seancës për dhurimin e gjakut: Reflektim, bashkëpunim, dhe solidaritet mbarëkombëtar që çdo ditë të përmirësohet mekanizmi parandalues, reagues dhe izolues!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta ishte sot në Katedralen Katolike të “Shën Palit” në Tiranë, për të ndjekur seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Kisha Katolike, në bashkëpunim me Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për dhjetra besimtarë e qytetarë të Tiranës, të cilët ju përgjigjen thirrjes së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke u solidarizuar dhe mbështetur këtë kauzë humane, me një shfaqje të lartë përgjegjshmërie shoqërore.

Presidenti Meta falënderoi Imzot George Frendon, kreun e Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës për angazhimin e tij personal.