Presidenti Begaj vizitoi sot Shtëpinë Muze të Ismail Kadares në 90-vjetorin e lindjes

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, vizitoi sot ShtëpinëMuze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë në përkujtim të tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Sigal

Kreu i Shtetit vlerësoi veprën e Kadaresë dhe kontributin e tij përmes letërsisë në njohjen ndërkombëtare të identitetit dhe historisë sonë.

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria.

Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore”, – vlerësoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi edhe rëndësinë e përcjelljes së kësaj vepre te gjeneratat e ardhshme.

 

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës me rastin e ditës së lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare:

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria.

Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore.

Sot, në 90-vjetorin e datëlindjes, vizitova muzeun e tij në Tiranë, shtëpinë ku ai shkroi pjesën më të madhe të veprave.

Besoj se ne duhet të edukojmë fëmijët e të rinjtë që të vijojnë letërsinë e mrekullueshme të tij”.