Presidenti Begaj: Vendimi për lëvizjen e lirë pa viza për Kosovën hap i rëndësishëm

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj ka përshëndetur hapin e ndërmarrë, teksa ka shtuar se uron që ky proces të përmbyllet sa më shpejt. “Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza tw qytetarëve të Kosovës nw hapësirën Shengen! Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor! Një vendim shumë i merituar!”, -ka shkruar Begaj.

Sigal