Presidenti Begaj dënon dhunën ndaj gazetarit, Elvis Hila: Organet të zbardhin ngjarjen, sulmi ndaj fjalës së lirë i papranueshëm

84
Sigal

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar dhunën ndaj gazetarit të Report Tv Elvis Hila. Begaj i bën thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

“Dënoj me forcë dhunimin e gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Tek sa i uroj një shërim të shpejtë zotit Hila dhe bashkëshortes, inkurajoj institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Cenimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik”, shkruan Begaj.