Pranë vetes ka biblën, Meta viziton Kolegjin Ortodoks në Romë: Këtu u arsimuan figurat më të ndritura të komunitetit arbëreshë

152
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Kolegjin Ortodoks në Romë, ku janë edukuar dhe arsimuar figurat të ndritura të komunitetit arbëresh.

Përmes një mesazhi, kreu i Shtetit theksoi se një nga studentët e këtij Kolegji, ka qenë Lekë Matranga. Teksa ka publikuar disa foto, Meta shihet se pranë vetes ka dhe biblën.

“🇦🇱 Një vizitë mbresëlënëse në Kolegjin Ortodoks në Romë, ku prej vitit 1576 janë arsimuar dhe edukuar klerikët, si dhe disa nga figurat më të ndritura të komunitetit tonë të dashur arbëresh.
Një nga studentët e këtij Kolegji, ka qenë Lekë Matranga, i cili me krijimin e tij të parë në gjuhën shqipe, “Mbësuame dhe Krështerë” shënoi zyrtarisht fillimin e letërsisë arbëreshe.
Giorgio Cortese di Lungro dhe të gjithë peshkopët arbëreshë si Gabriele De Marchis, Mons. Stamati, Mons. Lupinacci dhe Mons. Oliverio, Stefano e Samuele Rodotà, si dhe Demetrio Camarda janë arsimuar në këtë institucion.
Kujtuam gjithashtu të Lumin Josif Papamihali të Elbasanit, i cili ndoqi në këtë Kolegj kurse filozofike dhe teologjike, për të kryer më pas, më 1 dhjetor 1935, Liturgjinë e tij të parë Hyjnore, në kishën arbëreshe të Shën Thanasit.
Kënaqësi e veçantë, që në fondin e pasur të bibliotekës së këtij Kolegji të shihja kopjet origjinale të disa prej veprave të një varg personalitetesh të ndritura të Rilindjes tonë Kombëtare, si Jeronim de Rada, At Gjergj Fishta e shumë të tjerë.”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri