Prag tragjedie në Shkodër/ Burri zbret nga biçikleta dhe qëllon me armë drejt disa fëmijëve, si arritën të shpëtojnë

103
Sigal

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e Shkodrës ku një person ka qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve , një person, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin disa fëmijë dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Fatmirësisht fëmijët kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi.

Sipas burimeve ky person, ka goditur me tytën e pistoletës një nga fëmijët.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.