Porti i Durrësit i preferuari i të huajve, në 9 muaj rriten me 33 % hyrje-daljet

116
Sigal

Transporti detar rezulton të jetë më i preferuari nga shtetasit e huajt, të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë. Autoriteti Portual i Durrësit thotë se nga janari deri në shtator hyrje daljet në këtë port janë rritur me 33%.

Njoftimi i Autoritetit Portual në Durrës:

STATISTIKA

🗓JANAR-SHTATOR 2022

🚢⚓️👥 Transporti detar më i preferuar nga shtetasit e huaj, në 9 muaj rriten me 33 % hyrje-daljet nëpërmjet Portit të Durrësit

👉🏻Të dhënat tregojnë se 238, 100 shtetas që kanë hyrë apo dalë nëpërmjet Portit të Durrësit janë të huaj, si: italianë🇮🇹, polakë🇵🇱, amerikanë🇺🇸, gjermanë🇩🇪, spanjollë🇪🇸, etj, të cilët përbëjnë rritje me 33 % shtetas të huaj më shumë📈, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

🌊🌞Kjo dëshmon edhe numrin e lartë të turistëve të huaj që kanë zgjedhur për të vizituar  vendin tonë përgjatë këtij viti.