Policia ofron 5 milion lekë për kapjen e Klement Balilin

589
Tashmë për policinë çdo informator është i vlefshëm mjaft, që Klement Balili të arrestohet. Për këtë arsye ka vendosur që të ofrojë 5 milion lekë për çdo informacion për kapjen e tij. Balili po kërkohet prej disa muaj si i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.
Duke garantuar anonimatin, policia ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni 0694109188 dhe i ka bashkangjitur dhe një mesazh: “Bashkë me qytetarët, ndërtojmë një vend më të qetë dhe një Shqipëri më të sigurt”.
Madje ditën e premte për çështjen Balili pritet të mbahet dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë drejtuar nga Presidenti Nishani pas kërkesës së Kreut të Kuvendit, Ilir Meta.
Sigal