Policia jep detaje për sherri me armë që ndodhi pranë komisariatit të Gjirokastrës

562
Sigal

Policia e Gjirokastres ka sqaruar konfliktin qe la te plagosur dy persona ne nje lokal bastesh, fare prane komisariatit te policise se qytetit.

Në lagjen “18 Shtatori” të qytetit Gjiokastër, rreth orës 20:45, para një lokali “lloto sporti”, shtetasi K. Ll, rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit:

XH.G 52 vjeç dhe V.B 36 vjeç, të dy banues në Lazarart.
Të dy shtetasit e plagosur janë transportuar në Spitalin rajonal Gjrokastër, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Autori menjëherë pas ngjarjes është larguar, ku forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 3 gëzhoja pistolete.
Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethana të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.