Policia “blindon” Elbasanin/ Kontroll në banesën e Suel Çelës, shoqërohen babai dhe vëllai i të shumëkërkuarit

Forcat e FNSH-së dhe operacionales në Elbasan kanë zhvilluar kontrolle të rrepta mëngjesin e sotëm.

Mësohet se këto kontrolle janë duke u zhvilluar me synim kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Sigal

Në kuadër të kësaj ndërhyrjeje mësohet se policia ka ushtruar kontroll në banesën e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Suel Çela.

Mësohet se ky i fundit nuk është gjetur nga BKH, por në polici janë shoqëruar babai dhe vëllai i tij për t’u marrë në pyetje.