Poliçan/ Aksidenti me një të vdekur dhe tre të plagosur, një nga vajzat dërgohet te Trauma

115
Sigal

Një aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në Poliçan, ku si pasojë humbi jetën një 15 vjeçar, pasagjer, u plagos drejtuesi mjetit dhe dy vajza të tjera të mitura.

Policia bën me dije sot se 2 nga lënduarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Një nga vajzat e mitura është transportuar te Trauma në Tiranë, ndërsa nga komunikimi i policisë me Traumën është e bëre e ditur se vajza është mirë dhe shpresohet që të vazhdojë të rikuperohet.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.