‘’Polic ke mbetur’’ / Luan Rama kujton deklaratën e Lleshajt: Në psikologjinë e qeverisë së rilindjes qendron fyerja

244
Sigal

Nënkryetari i LSI, Luan Rama i ftuar në një emisionin televiziv ka kujtuar deklaratën e Lleshajt ndaj Murrizit në parlament kur iu drejtua me fjalët ‘’Polic ke qenë, polic ke mbetur’’.

Sipas Luan Ramës, edhe kjo deklaratë e Lleshajt për të ulur policët vjen nga kryeministri Rama. Për nënkryetarin e LSI, Rama fyen me fjalët ‘’profesor’’, ‘’cun i mirë’’, apo dhe ‘’polic ke mbetur’’ pasi është arkitekt i një fryme të tillë.

Për të kryeministri në psikologjinë e tij ka fyerjen.

‘’Kjo prap vjen nga kryeministri. Sepse kryeministri në parlament, fyen tjetrin kur i thotë profesor, Bashën e quan ccun i mirë. Pra në psikologjinë e tij është fyerja.

 

 

Në këtë vend, burim i së keqes është kryeministri. Arkitekt i një fryme. ‘’- tha Luan Rama.