Pogradeci zhytet në errësirë, OSHEE ndërpret energjinë

451
Sigal

 

 Ndonëse jemi në ditët e sezonit turistik, në Pogradec, dje nuk kishte drita. Askush nga OSHEE-ja nuk kishte publikuar asnjë njoftim për ndërprerjen e energjisë elektrike, as për orët sa do të mungonte energjia elektrike. Pogradeci, i cili mundohet që të mbajë turistët, në këto kohëra shumë të vështira, po dëmtohet rëndë nga papërgjegjshmëria e OSHEE-së, e cila ndërpret energjinë elektrike në qytet tërë ditën, duke lënë pa asnjë shërbim, qindra e qindra turistë dhe mijëra qytetarë pogradecarë. Madje, edhe telefoni i drejtorit të OSHEE-së Ardian Çela, ishte i fikur, ndoshta, ngaqë vetë drejtori i OSHEE-së Ardian Çela, ngaqë e di se kompania e cila drejton është e pazonja që të garantojë energji elektrike,  ka shkuar për pushime turistike në ishujt e Majorkës në Spanjë, sepse atje, asnjëherë nuk ndërpritet energjia elektrike.