Po mbërrijnë ditët e akullta në Shqipëri, nga e premtja deri të hënën. Tirana shkon në minus 7 gradë

266
Sigal

Sinoptikanët paralajmërojnë fillimin e motit me acar dhe shumë të akullt duke filluar nga nata e sotme datë 14 janar. Sidomos netët e së premtes, shtunës dhe së dielës do jenë shumë ftohtë, aqsa në kryeqytet parashikohet që të arrijë në minus 7 gradë. Në zonat malore do arrijë në minus 13 gradë.

Po kështu dhe krejt Shqipëria dhe Ballkani.

Ndaj merrni masa për këto ditë, duke filluar nga e premte deri të hënën, pasi po vijnë ditët e acarta nga fronti i Spanjës.

Siç dihet në Spanjë po bën namin akulli dhe bora, ku vetëm në Madrid bora ka arritur në 40 cm. Në Spanjë kjo thuhet se është stuhia më e fortë e 50 vitëve të fundit. Pikërisht kjo stuhi po mbërrin sonte në Shqipëri.