Po kryenin kontrolle për zbatimin e rregullave kundër Covid-19, policia italiane arreston shqiptarin në kërkim ndërkombëtar

323
Sigal

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Shqiptari u ndalua ndërsa ishte në një makinë me bashkatdhetarin e tij, ndërsa policia po kryente kontrolle për të verifikuar respektimin e rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një inspektim më të afërt, burri u zbulua se kërkohej prej dy vjetësh në listën e Interpolit nga autoritetet shqiptare, i akuzuar për trafik droge.

“Il Giornale” shkruan se ai u gjet në posedim të mbi 60 kilogramë marihuanë, një krim që Kodi penal shqiptar, ndëshkon me dënim deri në 15 vjet burg. Burri i kërkuar u arrestua dhe u dërgua në burgun Busto Arsizio.