Plas grushti tek protesta e Astirit, çfarë po ndodh

698
Sigal

Si çdo mbrëmje banorët e Astirit kanë bllokuar rrugën duke protestuar për të mbrojtur banesat e tyre që të mos shemben për shkak të vijimit të zbatimit të projektit të Unazës së Re.

Protesta është shoqëruar me incidente të rënda pasi disa persona janë përleshur midis tyre për arsye të cilat ende nuk janë bërë të ditur konkretisht.

Megjithatë mendohet se përplasjet kanë ndodhur midis banorëve të Astirit dhe një shoferi të rrevoltuar nga bllokimi i rrugës. Në video shihen disa persona që përleshen me njëri-tjetrin dhe qëllojnë me grushta.

Nga pamjet duket që në afërsi të zonës ku zhvillohet protesta dhe ku ka ndodhur incidenti nuk ka prezencë të forcave të policisë. (Momentet e përleshjes nga minuta e 40)/FaxWeb

Edicioni qendror i ores 19:00 me Xhilda Kondi

Gepostet von Fax Web am Freitag, 19. April 2019