Plane për këtë fundjavë në plazh? Anulojeni, reshjet e shiut rikthehen sërish

129
Sigal

Vendi do të karakterizohet nga një ndryshim i kushteve të motit. Do të kemi vranësira dhe prezencën e reshjeve të shiu, të kanë nisur në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijë të gjithë territorin Shqiptar.

Ky ndryshim i motit do të vazhdojë përgjatë javës po në fundjavë këto reshje do të shtohen më shumë dhe herë pas herë do të jenë në formë rrebeshi.

Sipas Adiola Bani nga MeteoAlb, temperaturat do të kenë një rënie drastike ku maksimumi do të jetë 26 °C dhe do të ulen gradualisht deri në 24 °C.

Rajoni do të ketë prezencë e këtyre vranësirave por në sasi më të pakët, po ashtu temperaturat do të jenë në ulje ku maksimumi 23 °C në Kosovë dhe 24 °C në Maqedoni.