Plagosje me armë në Shijak

675
Një 45-vjeçar është plagosur me armë pas një konflikti me një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Pjezë të Shijakut, ndërsa i plagosuri me iniciale A.B. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
45-vjeçari është qëlluar me plumb në dorë, kurse autori i dyshuar është identifikuar me iniciale A.H.
Policia e ka shpallur në kërkim dhe sqaron se sherri mes dy personave ndodhi për motive të dobëta. Hetimet janë duke vazhduar për ta zbardhur plotësisht këtë ngjarje.
Sigal