Sigal

Pas plagosjes së Gjovalin Ricës pak orë më parë, djali i Xhaxhait, Sander Rica, ka treguar momentin kur e ka parë të plagosur në oborrin e shtëpisë të mbuluar në gjak.

Ai shprehet se Rica nuk mbante armë në shtëpi, ndërsa tregoi se nuk  ishte në dijeni për ndonjë konflikt që mund të kishte Gjovalini me persona të tjerë.

Djali i xhaxhait tregon edhe bisedën, të cilën e ka bërë në spital, por  Gjovalini nuk i ka treguar detaje të tjera rreth ngjarjes. “E pashë  të plagosur ne oborrin e shtëpisë në fshat. kishte dhe fëmijët aty. Nuk kishte armë pranë. Nuk ka konflikte me askënd, është 50 vjeç, e pashë të mbuluar me gjak. fola me të ne spital por nuk me tha gjë. Nuk mbante armë në shtëpi”, deklaroi djali i xhaxhait.

Për shkak të plagëve të marra, kreu i seksionit të Partisë Demokratike për njësinë administrative Ulzë, është nisur menjëherë drejt Tiranë për një mjekim më të specializuar.