Plagosi me armë adoleshentin, shpallet në kërkim 36-vjeçari në Vlorë

305
Sigal

Një 36-vjeçar në Vlorë është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me armë zjarri një adoleshent.

Njoftohet se rreth orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, Qerim Maraj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 18-vjeçarit J. R., banues në fshatin Fushë Mavrovë.

Konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe u përshkallëzua në përdorimin e armës.  18-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po punohet për gjetjen dhe kapjen e Marajt si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Vlorë

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Më datë 23.08.2020, rreth orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Q. M(L) si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.