Shpërthen në flakë makina në Vlorë, dyshimet e para

129
Sigal

Një automjet është djegur mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen Partizani të qytetit të Vlorës.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë ndërkohë që ekipi i zjarrfikëses nuk ka mbërritur ende për shkak terrenit.

Mësohet se makina është djegur në pjesën e përparme dhe kanë qenë banorët ata të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.