Plagosen me armë zjarri dy vëllezër në Postribë të Shkodrës

221
Sigal

Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Postribë, në rrethana ende të paqarta.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe po punon për kapjen e tij.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes që çoi në plagosjen e dy vëllezërve.

Në minutat në vijim priten informacione të detajuara nga policia.