“Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, prangoset ish-punonjësi i Hipotekës, reagon policia

362
Sigal

Policia vë në pranga ish-regjistruesin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lezhë.

Ai quhet Eraldo Smaci.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. S., 31 vjeç, lindur e banues në Pllanë, Zejmen, Lezhë”, njoftoi policia.

Smaci ishte i kërkuar në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”, i zhvilluar në tetor të vitit 2018, ku u godit një grup i strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre“, “Falsifikimi i dokumenteve“,

“Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.