Përplasje me armë në Laprakë, policia shoqëron edhe gazetarin që ishte në vendngjarje

477
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë, tek Pallatet Malaiziani pranë qendrës tregtare Casa Italia.

Mësohet se ka pasur përplasje me armë mes dy grypeve, dhe për këtë shkak 2 persona janë shoqëruar nga policia. Identitetet e tyre nuk bëhen të ditura, dhe as detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Policia është treguar tepër e rezervuar dhe nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur, ndërsa për shkak se po filmonte është shoqëruar për në polici për rreth një orë, dhe gazetari i Fax News Bekim Bici.