Përplasja e benzave në Levan – Vlorë, ndërron jetë 18 vjeçari, katër të plagosur

247
Sigal

Mësohet se në aksidentin e rëndë që ndodhi sot në autostradën Levan – Vlorë janë plagosur 4 persona.

Po si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre, i moshës 18 vjeç, ka ndërruar jetë.

Edhe të plagosurit janë të moshës 18-24 vjeç dhe sipas policise jane ne gjendje të rendë.

Aksident ndodhi në autostradën Levan  – Vlorë dhe u  përfshinë dy automjete.

Makinat janë të tpit benz, me targa AA 183 BA targa dhe tjetra me targa AA 371 AF. Ndërkohë në vendgjraje kanë shkuar ambulanca edhe nga Fieri edhe nga Vlora.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç,  është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.