Përplasen dy makina në Tiranë, dy persona të plagosur

79
Sigal

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Saukut.

Një automjet tip ‘Golf’ është përplasur me një tjetër makinë duke bërë që dy persona të plagosen. Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.