Përmirësohet moti! Më pak reshje sot, kthjellime dhe temperatura të ulëta

203
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti do të jetë me kthjellime e vranësira mesatare. Gjate orëve të para të 24-orëshit parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Më tej intensiteti i reshjeve ulet deri në ndërprerje. Në majat e alpeve borë e lehtë.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi me shpejtësi 1 deri 6 m/sek e në bregdet deri 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 11/20 re diell

Kukës 6/16 re diell

Lezhë 11/19 re diell

Dibër 5/14 re diell

Durrës 14/21 re diell

Tiranë 14/21 re diell

Elbasan 12/21 re diell shi

Berat 12/22 re diell shi

Vlorë 14/21 re diell shi

Korcë 8/16 re diell shi

Gjirokastër 11/18 re diell shi

Sarandë 13/20 re diell shi.