Përmbytjet/ PD sjell denoncimin e banorëve të Torovicës : Askush nuk ka ardhur në ndihmë as të na shohin (VIDEO)

227
Sigal

Ish-deputetja e PD-së Lindita Metaliaj ka sjellë nga afër shqetësimet e banorëve në Torovicë, që shprehen të indinjuar nga përmbytjet.

Banorët shprehen se ndihen të braktisur nga qeveria dhe se shumë shtëpi e prona të tyre janë tashmë nën ujë.

Postimi i ish-deputetes së PD-së Lindita Metaliaj:

Banoret e Torovices dhe te Malecajve harrohen dhe prej dy javesh jane nen pushtetin e ujit!
Administratori i njesise administrative i fyen dhe ju ben presion !
Pikerisht dy jave me pare Gezim Dushkaj dhe banoret e tjere te Torovices denoncuan tek kryetari Basha situaten e permbytjes dhe pasojat e renda ekonomike qe solli kjo situate.
Si te mos mjaftonte braktisja nga institucionet vendore dhe qendrore keta banore po perballen edhe me arrogancen,fyerjet dhe presionin qe po u behet nga drejtuesit e njesise administrative.
Askush nuk na ka ardhur ne ndihme dhe as te na shohin-thote Gezimi.
Jam gati te kerkoj azil te iki nga ketu dhe te mos i le femijet ne uje-thote ai ,teksa shpjegon edhe fyerjet qe administratori i ka bere .
Skandalet e rilindjes s’ kane fund!
Degjojeni vete .