Përmbytje në Zall Dardhë, 13 fshatra në izolim! Furgonët e pasagjerëve bllokohen nën ujë

291
Sigal

13 fshatra vijojnë të jenë të izoluara prej 48 orësh në njësinë administrative të Zall Dardhës për shkak të prurjeve të shumta nga përroi i Lashkizës si pasojë e reshjeve të shiut.

Të bllokuar kanë mbetur edhe disa furgonë pasagjerësh që bëjnë linjën e transportit të pasagjerëve Lurë-Tiranë drejt Kurbneshit.

Dy furgonë që kishin mbetur matanë përroit pas nisjes së reshjeve, janë gjetur ditën e sotme të mbuluar plotësisht nga uji.

Ndërkohë në dy HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit vazhdojnë shkarkimet.