Përleshje me thika në Elbasan, një i plagosur

197
Sigal

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se ngjarja u regjistrua në lagjen ‘Kongresi’, në afërsi të qendrës së qytetit, ku 25-vjeçari, ende i paidentifikuar, u godit disa herë me thikë nga një 24-vjeçari me inicialet M. J..

Pas ngjarjes, ky i fundit u përpoq të largohej, por u arrestua nga policia.

25-vjeçari ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa është dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetime.