Lirohen shumica/ Shfryhet operacioni i madh në Nikël

258
Sigal

Gjykata e Krujës ka caktuar sot masën e sigurisë për 13 persona, të cilët u arrestuan në kuadër të një operacioni antidroge në zonën e Niklës ku u zbulua një sasi droge.

Për 3 të arrestuar të tjerë do të jepet masa ditën e nesërme, ndërsa vijon puna për arrestimin e 22 personave të tjerë.

Konkretisht gjykata Krujës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 6 të ndaluar, ndërsa për 5 të tjerë ‘arrest shtëpi’ si dhe ‘detyrim paraqitje’ për 2.

MASAT E DHËNA NGA GJYKATA

Fetije Kullaj, arrest me burg
Erion Deliu, arrest me burg
Musait Vathi, arrest shtepie
Dashamire Deliu, arrest shtepie
Sokol Kullaj, arrest shtepie
Refik Deliu, arrest shtepie
Ferid Kullaj, arrest me burg
Dashamir Kullaj, arrest me burg
Erlind Almeta, arrest me burg
Xhavid Kullaj, arrest shtepie
Indrit Kullaj, arrest me burg
Ervin Perlica, detyrim paraqitje
Flamur Halili, detyrim paraqitje