Përfundon gjykimi i dosjes “Bajri”, Gjykata e Shkodrës ul dënimin për Safet dhe Ilir Bajrin

220
Sigal

Ditën e sotme ka përfunduar gjykimii dosjes “Bajri”, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara me aq bujë në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të ‘Forcës së Ligjit’.

Kështu, Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtësve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, ne aplikim te gjykimit te shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:

Vendimi:

Gjykata ka pranuar pjeserisht konkluzionet e mbrojtesve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, ne aplikim te gjykimit te shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e denimit dhe duke vendosur:

Safet Bajri deklarimin fajtor dhe denimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

Ilir Bajri, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe duke e denuar perfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.
Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe denimin me 3 vite burgim.

Ismet Idrizi,deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe duke e denuar perfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

Emrah Plaku, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe dhuke e denuar perfundimisht me 2 vite burgim.

Të gjithë këta persona u arrestuan me bujë në vitin 2018, në një nga operacionet më të bujshme të ‘Forcës së Ligjit’, po me vendimin e dhënë sot ndaj tyre rëzohen të gjitha akuzat e rënda, dhe ata do të vazhdojnë jetën e tyre tashmë të lirë.