Përfshihet nga flakët një masiv me pyje në Mirditë, zjarri rrezikon edhe banesat

124
Sigal

Një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar gjate ditës së sotme në fshatin Malaj të Mirditës. Flakët janë përhapur në disa drejtime në masivin pyjor të kësaj zone, duke vënë në rrezik dhe pesë banesa që ndodhen aty.

Në terren ndodhet një automjet zjarrfikës, por depërtimi është mjaft i vështirë për shkak te terrenit te thyer malor.

Në këto kushte po ndërhyhet me mjete rrethanore nga banorë të zonës, te cilët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për vënien nën kontroll të këtij zjarri.